Aktualitet

Baste sportive, ndërtim pa leje dhe drogë, në pranga 3 persona në Tiranë

26 Nëntor 2021, 09:49 Nga DOSJA
Baste sportive, ndërtim pa leje dhe drogë, në pranga 3 persona

TIRANË – Policia e kryeqytetit arrestoi 3 persona për akuzat e vendosjes së basteve sportive, ndërtim pa leje dhe posedimit të lëndëve narkotike.

20-vjeçari A.B. u kap në flagrancë teksan në telefon iu gjetën programe për vendosjen e basteve sportive. Qytetari A.M., 39 vjeç u kap duke ndërtuar pa leje një objekt në Tufinë.

I arrestuari i tretë është E.T.(L.), 28 vjeç pasi iu gjetën në makinë një sasi lënde narktoike cannabis sativa.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasin A. B., 20 vjeç, pasi në telefonin e tij janë gjetur programe që përdoren për vendosjen e lotove sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 39 vjeç, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, në Tufinë, pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T. (L)., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe disa mjete të ndryshme prerëse.

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane lende narkotike ndertim pa leje arrestime ne tirane lende narkotike ndertim pa leje

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2021, 08:29

VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë

KORÇË– Rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë. Në segmentin rrugor të Dardhës nga km i 9 deri tek i 11 ka patur reshje më të dendura. është das...