Aktualitet

Rama s’i ndahet Gjergj Lucës! Pret qeverinë e Kosovës në Elbasan, lokacioni…

26 Nëntor 2021, 10:24 Nga DOSJA

ELBASAN– Mbledhja e dy qeverive Shqipëri- Kosovë ishte planifikuar që të mbahej në Durrës, por për arsye që nuk u bënë kurrë me dije, destinacioni u ndryshua për në Elbasan. Sot ministrat, zyrtarë të tjerë dhe dy kryeministrat janë ulur përballë njëri-tjetrit për të diskutuar lidhur me marrëveshjet dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Por lokacioni lë pak për të dëshiruar…

Vendi i zgjedhur për të mbajtur konferencën e përbashkët është “Fish City”, biznesin e Gjergj Lucës. Edhe kësaj herë, kryeministri Edi Rama është rikthyer tek “i preferuari” i tij për të pritur miqtë.

Edhe pse dje, Rama njoftoi se takimi do të bëhej në Elbasan, në axhendën e publikuar nga mediat e Kosovës, shkruhej qartë se gjithçka do të zhvillohej në “Fish City”. Më herët, ambientet e resortit të Lucës janë përdorur për mbledhje të anëtarëve të Partisë Socialiste, por tashmë duket se “fama” e ka tejkaluar nivelin kombëtar.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama elbasan gjergj luca takimi i qeverive shqiperi-kosove edi rama elbasan gjergj luca takimi i qeverive shqiperi-kosove

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2021, 08:29

VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë

KORÇË– Rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë. Në segmentin rrugor të Dardhës nga km i 9 deri tek i 11 ka patur reshje më të dendura. është das...