Aktualitet

Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të peshkimit

26 Nëntor 2021, 11:55 Nga DOSJA
Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të peshkimit

DURRËS – Autoritetet portuale të Durrësit kanë urdhëruar që të mos lundrojnë sot mjetet e vogla të peshkimit për shkak të motit të keq që ka trazuar detin. Nga ana tjetër, dy tragete të linjës Durrës-Bari janë nisur sot në mëngjes pasi nuk kanë mundur dot mbrëmjen e djeshme për shkak të kushteve jo të mira atmosferike.

Territori shqiptar do të jetë nën efektin e motit të keq për ditët e ardhshme, ku do të ketë reshje shiu, vranësira, erëra të forta, ndërsa sot u regjistrua dhe sasitë e para të dëborës në Dardhë dhe Theth.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq në vend! Reshje shiu, dëbora zbardh Valbonën dhe malet e Korçës

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne durres moti i keq ne durres

Sondazh

Poll