Sport

“Dua të marr karton të verdhë”! Kërkesa e Casemiros, Ancelotti nervozohet nga ai

26 Nëntor 2021, 11:25 Nga DOSJA
“Dua të marr karton të verdhë”! Kërkesa e

SPANJË-Real Madrid fitoi ndaj Sheriff Tiraspol në raundin e 5-të të Champions League falë golave të Alaba-s, Toni Kross dhe Karim Benzema-s. Megjithatë, është Casemiro ai që tërhoqi vëmendjen gjatë ndeshjes. Menjëherë pas golit të tretë, në minutën e 55-të, mesfushori nuk feston, por shkon te Carlo Ancelotti me buzëqeshje në fytyrë.

Kamerat filmojnë të gjithë skenën. Braziliani i bën një pyetje trajnerit duke mbuluar gojën me dorë, por kërkesa e lojtarit u zbulua shumë shpejt, edhe nëse ish-trajneri i Milanit më vonë dha një version tjetër.

29-vjeçari, sipas mediave spanjolle, pyet trajnerin nëse duhet të marrë me dashje një karton të verdhë. Ancelotti, megjithatë, tund kokën dhe thotë “Jo”. Nëse Casemiro do të merrte një tjetër karton të verdhë, do të skualifikohej në ndeshjen e fundit ndaj Interit.

 

Casemiro : "should I get a yellow card so that I miss the match against Inter and go to R-16 clean?"
Ancelotti :"No"

?????
pic.twitter.com/z53YC1ba3h

— Rk (@RkFutbol) November 25, 2021

Trajneri italian përfundimisht e zëvendësoi atë me Antonio Blanco gjashtë minuta pas përfundimit të takimit. Megjithatë, për mesfushorin nuk do të ishte rasti i parë i kartonëve të verdhë. Në nëntor të vitit 2010, Jose Mourinho udhëzoi Xabi Alonson dhe Sergio Ramos që të merrnin kartonin e dytë të verdhë në një fitore 4-0 ndaj Ajax-it, gjithashtu në Champions League.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport casemiro real madrid casemiro real madrid

Sondazh

Poll

Sport 26 Nëntor 2021, 10:44

Memelli: “Ndaj Tiranës do të tentojmë 3 pikët

KORCE – Migen Memelli bëhet gati për një tjetër sfidë këtë fundjavë atë ndaj Tiranës që do të luhet në stadiumin Skëndërbeu të Korcës. Synimi i trajnerit ...