Politike

Zjarri në KZAZ-në e Shkodrës, Jozefina Topalli e ashpër me PD-në: Po mbani shqiptarët peng, një demokrat nuk djeg

18 Qershor 2019, 20:15 Nga DOSJA
Zjarri në KZAZ-në e Shkodrës, Jozefina Topalli e ashpër me

SHKODËR–Jozefina Topalli ka reaguar me tone të ashpra ndaj demokratëve pasi mbështetës të PD-së i vunë flakën KZAZ-së nr.3 në Shkodër.

 Në një status në rrjetet sociale, Topalli shprehet se një demokrat i vërtet nuk djeg, dhe nuk refuzon zgjehdjet.

Ish-kryeparlamentarja thekson se kryeministri Edi Rama nuk largohet duke refuzuar vlerat dhe parimet e demokracisë që u krijua si ëndërr e lirisë.

Topalli vijon më tej teksa shkruan se shqiptarët duan paqe dhe se s’mund të mbetet një popull i tërë peng i 4-5 personave.

“Djegia e shkolles nuk eshte historia e Shkodres. E kunderta eshte historia e ketij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurre ne 3 dekada.

Nje demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Nje democrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet. Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat.

Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e democracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu. Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat.

Shqiptaret duan paqe. 3 milion shqiptare nuk mund te mbeten gjate peng te 4-5 veteve,”- shkruan Jozefina Topalli.

Pasditen e sotme është tensionuar sërish situata në Shkodër ku në KZAZ-në nr.3 ka patur përplasje fiizke mes policisë dhe mbështetësve të PD-së. Shkollës “Shejnaze Juka”, iu vu zjarri dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë shuarjen e flakëve. 

Ndërkohë kujtojmë që edhe paraditja e sotme ka qenë me tensione në KZAZ-të e Shkodrës dhe Tropojës. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike jozefina topalli tensione ne shkoder zbrazja e kzaz-ve zjarri ne kzaz-ne e shkodres jozefina topalli tensione ne shkoder zbrazja e kzaz-ve zjarri ne kzaz-ne e shkodres

Sondazh

Poll