Aktualitet

I la në dorë donacionet! Rama për Beqajn: Hetohet, por e vlerësoj shumë si njeri…

25 Nëntor 2021, 20:42 Nga DOSJA
I la në dorë donacionet! Rama për Beqajn: Hetohet, por e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se e vlerëson shumë si njeri Ilir Beqajn dhe se për këtë arsye e ka vendosur drejtor të agjencisë së për menaxhimin e fondeve të donatorëve. I ftuar në “Të paekspozuarit”, Rama e pranoi se Beqaj është nën hetim, por ende nuk ka akuzë zyrtare për të. 

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: E para ka një hetim, për çështje të periudhës që lidhet me kohën kur ka qenë ministër. Ai nuk është i akuzuar sot që flasim. Ka një hetim për të. E dyta, ai është një njeri që e vlerësoj për aftësinë e tij. Besoj se duke drejtuar më parë një institucion shumë të vështirë si ISSH, është në gjendje të drejtojë këtë agjensi që ne kemi krijuar për një koordinim më të mirë të donatorëve. Është agjensi që nuk ka pushtet ekzekutiv, por ka detyrën të realizojë një aspekt të mërrëdhënies me donatorëve. Kjo është një strukturë që ka ekzistuar, ne e kemi forcuar këtë bërthamë dhe bëhet fjalë për koordinimin e ministrive dhe donatërove, që marrëdhëniet të jenë brenda një harte të përgjithshme, që të kenë dijeni të gjithë. Kjo rrit transparencën në raportin e donatorëve me qeverinë dhe me njëri tjetrin.

Armand Shkullaku: Tani do të shkojnë tek një njeri

Edi Rama: Jo, jo, nuk do të shkojnë tek një njeri se kështu ngrihen akuzat dhe nuk përfundojnë në dënime sepse nuk ka prova. Ne e kemi pasur këtë organ por ekemi përforcuar. Duhet ditur se çfarë bëjnë donatorët në këtë vend.

(Fm/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore edi rama ilir beqaj edi rama ilir beqaj

Sondazh

Poll