Aktualitet

32-vjeçari i martuar punonte fshehur si zhigolo, Rudina: Kjo është e rëndë

25 Nëntor 2021, 21:42 Nga DOSJA
32-vjeçari i martuar punonte fshehur si zhigolo, Rudina: Kjo

TIRANË- Angel Spaho 32 vjeç ka punuar si striptist dhe zhigolo në Greqi që në moshën 16-vjeçare dhe së fundmi prej 3 vitesh e ka ushtruar këtë profesion edhe në Shqipëri.

Në Shqipëri ai e ka ushtruar profesionin si zhigolo në të njëjtën kohë që ishte I martuar , por bashkëshortja nuk ishte në djeni të kësaj she Spaho punonte fshehur.

I ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, Angel tregon se gjithçka e ka bërë për para.

Angel: Ka ndodhur diçka rastësi. Kur shkova në një strip këtu për qejf, futem aty dhe duke kërcyer me vajzat më vjen dhe më thotë një zonjë rreth 40 vjeçe më pyeti mos ke punuar diku sepse lëvizjet ishin shumë profesionale të miat, biles i zhvishja dhe nudo vajzat dhe unë kërceja me ato. Nga aty ajo më pa dhe fillova duke pasur më shumë kërkesa dhe këtu. Është e vërtetë që edhe këtu ka më shumë kërkesa se jashtë.

Rudina Magjistari: Prej sa kohësh e ke ushtruar këtë aktivitet në Shqipëri si zhigolo?

Angel: Rreth 3 vjet, 3 vjet e gjysmë, por ka qenë gjithçka sekret, se dhe unë kam qenë i martuar në atë kohë.

Rudina Magjistari: Ke qenë i martuar dhe bëje profesionin?

Angel: Po.

Rudina Magjistari: Bashkëshortja jote ishte në dijeni?

Angel: Jo nuk ishte në dijeni!

Rudina Magjistari: E bëje fshehtas?

Angel: E bëja fshehtas po.

Rudina Magjistari: Kjo është e rëndë. Se mirë që e bën, por edhe e fsheh.

Marrë nga: Tv Klan

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet angel spaho rudina magjistari angel spaho rudina magjistari

Sondazh

Poll