Aktualitet

AKUZA/ Rama: Databaza që doli nuk është e PS-së, e keni manipuluar, shtuat të dhëna

25 Nëntor 2021, 20:04 Nga DOSJA
AKUZA/ Rama: Databaza që doli nuk është e PS-së, e keni

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mohuar që databaza me të dhënat personale, investigim i publikuar nga Lapsi.al para zgjedhjeve të 25 prillit të jetë e Partisë Socialiste. I ftuar në “Të Paekspozuarit”, ndryshe nga ç’ka thënë më herët në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave personale, kryeministri Rama mohoi gjithçka këtë herë. Nëse më herët fokusohej në mbrojtjen e patronazhistëve duke argumentuar se në kartat e identitetit nuk ka të dhëna personale, mbrëmjen e sotme, Rama tha se në fakt databaza e të dhënave të PS-së nuk ka në thelb kartat e identitetit. Duke iu drejtuar Armand Shkullakut, një prej botuesve të Lapsi.al, Rama tha se të dhënat e marra nga patronazhistët e PS-së janë vjedhur, shtuar e manipuluar. 

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Ajo që ka dalë e ashtuquajtur databazë e Partisë Socialiste, nuk është e Partisë Socialiste

Armand Shkullaku: Ka disa, ajo është vetëm një

Edi Rama: Jo nuk ka disa

Armand Shkullaku: Por ka disa

Edi Rama: Jo pra nuk ka, Partia Socialiste ka vetëm një databazë të të dhënave personale që është e ndarë. Dhe është bërë një hetim i thellë për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale. Në batabazën e PS-së nuk kemi të bëjmë me cënimin e të dhënave personale. Databaza që ka dalë është e manipuluar me qëllim që të krijojë pikërisht këtë gjë. Ne nuk kemi në bazë kartat e identitetit.

Andi Tela: Ka numra telefoni

Edi Rama: Patjetër që ka numra telefoni….

Andi Tela: Regjistri që ju thoni është deri në vitin 2008 dhe më pas nuk gjën më online regjistër të gjnedjes civile, ndërsa investigimi i Lapsi.al tregoi se njerëz që as nuk jetonin këtu kishin të dhënat aty, të ishin marrë në momentin që ata kishin aplikuar për pasaporta. Nuk ishin të dhëna që ishin marrë nga patronazhistët, por institucione

Edi Rama: AKSHI s’ka dhënë kurrë të dhëna për patronazhistët. Ç’lidhje kanë me AKSHI-n ata që aplikojnë për ID apo pasaporta

Andi Tela: Sepse kanë të dhëna në e-albania

Edi Rama: Nuk është e vërtetë

Armand Shkullaku: Që është e PS-së, është e PS-së

Edi Rama: Ajo që keni nxjerrë ju, se tani u kujtova që e keni nxjerrë ju, është e manipuluar

Armand Shkullaku: Ne e kemi shpikur?

Edi Rama: Jo,jo, është e manipuluar, është kollaj fare ta bësh

Armand Shkullaku: Pra kemi shtuar patronazhistë?

Edi Rama: Jo jo, patronazhistët janë ata që janë dhe jam krenar për ta, por janë shtuar të dhëna

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore armand shkullaku edi rama skandali me te dhenat personale armand shkullaku edi rama skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll