Aktualitet

Shtyrja e hetimeve për vrasjen e Lamajt dhe Saliut, letërporosi në Paris e Shkup

25 Nëntor 2021, 22:31 Nga DOSJA
Shtyrja e hetimeve për vrasjen e Lamajt dhe Saliut, letërporosi

TIRANË– Dy letër-porosi të dërguara në Maqedoninë e Veriut dhe në Francë kanë detyruar prokurorinë e posaçme të zgjatë hetimet në lidhje me vrasjen e Vajdin Lames e Klodian Saliut ngjarje të ndodhura në vitin 2005.

Gazetari Ermal Vija shkruan për Abcnews se hetuesit janë në pritje të zbardhjes së plotë të disa transkripteve që lidhen me përgjimet në dosje të tjera të vjetra në Dibër, Tiranë, Vlorë e Lezhë. Për të gjitha këto prokuroria i ka kërkuar gjykatës që të zgjasë hetimet edhe me 2 muaj e 15 ditë.

Në artikull shkruhet se prokuroria e posaçme ka marrë nën hetim Lulzim Berishën, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin, Indrit Rusin dhe Indrit Taullain, me provë kryesore dëshminë e shtetasit Luftar Reçi, i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë në tetor të 2020-ës.

Të gjithë të hetuarit kanë mohuar përfshirjen e tyre në këto ngjarje, duke e konsideruar dëshminë e Reçit të pabesueshme dhe një dëshmi e cila është refuzuar më herët nga hetues të tjerë. Hetimet për këtë ngjarje ishin pezulluar prej të paktën 16 vitesh për mos gjetje të autorëve, por pas dëshmisë së Reçit, SPAK zbuloi autorët dhe lëshoi 7 urdhëra-arresti. 

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian saliu vajdin lamaj vrasja e vajdin lames klodian saliu vajdin lamaj vrasja e vajdin lames

Sondazh

Poll