Aktualitet

Dosjet radhë në zyrën e prokurorit/ Julian Çafka zvarrit hetimet

25 Nëntor 2021, 21:11 Nga DOSJA
Dosjet radhë në zyrën e prokurorit/ Julian Çafka zvarrit

GJIROKASTËR- Emisioni “Stop” në Tv Klan trajtoi shumë raste, dosjet e të cilave nuk preken prej vitesh në zyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Gjirokastrës Julian Çafka.

Kohë më parë “Stop” ka publikuar aferën korruptive në Bashkinë e Gjirokastrës për një kontratë për tregun industrial.

Është marrë një truall rreth 1000 metra katrorë nga një subjekt privat. Bashkia Gjirokatër do t’i paguajë subjektit privat deri në vitin 2031 për çdo muaj 3,250,000 Lekë të vjetra në muaj. Çështja ka mbërritur në Prokurorinë e Gjirokastrës nga persona që janë prekur nga ky projekt dhe çështjen e mori prokurori Julian Çafka.

Në vitin 2019 “Stop” publikoi rastin e një gjimazi në Libohovë, ku një nxënës ishte kaluar në 2 semestra duke mos qenë prezent, por qëndronte në Francë, në dijeni të drejtorit.

Mësuesja kujdestare: Si mësuese kujdestare kam zbatuar të gjitha procedurat dhe normalisht jam thjesht një mësuese. Ka një udhëheqësh, ka një drejtues, ka një staf. Mësuesja kujdestare e bën dot me kokën e saj? Nëqoftëse, nuk mblidhet stafi ta diskutojë, që e aka diskutuar. Nëqoftëse, nuk thotë edhe drejtuesi që.. dua dua ta kaloj topin tek tjetri.  Unë mbaj përgjejgjësinë time.por është diskutuar.

Drejtoresha ZA Gjirokastër: Kjo është shkelje!

Kjo çështje ka që në 2019 në dorën e prokurorit Julian Çafka dhe akoma nuk ka një vendimmarrje.

Rasti tjetër është ai i biznesmenit nga Gjirokastra Herem Kërpaci, i cili u plagos dhe u tentua t’i merrej djali peng në vitin 2017. 

Herem Kërpaci: Kam 6 ose 7 vite që po sorollatem në zyrat e drejtësisë pasi kam pasur disa ngjarje. Mua më kanë ardhur dhe më kanë plagosur, më kanë grabitur në pronën time. Më kanë trajtuar të më merrnin djalin peng dhe mua më vendosën një gjobë 200 milionë Lekë.

Deri më sot prokurori Çafka nuk e ka zbardhur këtë çështje.

Marrë nga: Tv Klan

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll