Aktualitet

Mjekja: Mblidhja gratë për t’iu treguar sesi duheshin kryer raportet seksuale

25 Nëntor 2021, 21:04 Nga DOSJA
Mjekja: Mblidhja gratë për t’iu treguar sesi duheshin kryer

TIRANË- Doktoreshë Mimoza Keta ka treguar raste nga jeta e saj profesionale në lidhje me marrëdhëniet intime dhe komunikimin në çift.

Marrdhëniet intime ndryshojnë vazhdimisht dhe komunikimi në lidhje me këtë temë është i domosdoshëm për të kuptuar dëshirat, pakënaqësitë, dhe mungesat e partnerit. Pikërisht për këtë pjesë ka folur në emisionin “Rudina” në Tv Klan Mimoza Keta.

Ajo ka treguar momente nga jeta e saj profesionale ku shpesh here I është dashur të mbledhë grate për t’iu folur rreth raporteve seksuale.

“Shpesh herë raportet seksuale bëhen me drita mbyllur, nuk flas vetëm për qytetin por dhe për zonat rurale. Më ka takuar të jem pjesëtare në shumë projekte të ndryshme me  gra të zonave rurale, dhe midis  të tjerave i mblidhja për t’i treguar sesi duheshin kryer raportet seksuale. Sesi ato duhej të ishin të zonjat në lidhje me këto gjëra.

Tema të cilat deri atëherë ishin tabu dhe sa merrnin vesh që ka ardhur doktoresha ato vinin dhe për të dëgjuar. Normalisht në mënyrën sesi unë ua shpjegoja atyre shpesh herë vajzat e reja turpëroheshin, ulnin kokën, nuk flisnin. Kjo për mua quhet anorgazëm, një pjesë e grave nuk ndiejnë atë kënaqësinë që të jep një raport seksual. Shpesh herë gratë shqiptare nuk arrijnë t’ia shprehin bashkëshortëve të tyre që ato nuk ndjejnë asgjë nga ky raport seksual,”- tha ajo.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mimoza keta mimoza keta

Sondazh

Poll