Sport

Valentino Rossi: “Tërheqja nga garat? Nuk ka kthim prapa”

25 Nëntor 2021, 15:27 Nga DOSJA

ITALI – Hyrja e Valentino Rossit në skenë ishte në stilin e tij, spektakolare për lamtumirën e fundit, me fansat në eventin “One More Lap”, organizuar nga Yamaha.

Nëntë herë kampioni i botës, i cili bëri garën e tij të fundit në MotoGP në Valencia, u mirëprit nga shumë fansa të pranishëm në këtë event. Ardhja e tij ikonike, në bordin e një Yamaha të zjarrtë, që e shoqëroi atë për herë të fundit si pilot para tifozëve që bërtisnin për të rimenduar edhe një here vendimin e tij për t’u tërhequr nga garat.

Në skenën, ku u gjend ballë për ballë me katër Yamahat, me të cilat fitoi titujt e fundit të MotoGP-së, “Doktori” sigurisht që nuk dribloi kërkesat e fansave të shumtë të pranishëm, pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm:

“Nuk do të jetë e lehtë të dielave pa vrap, por tani nuk ka më kthim prapa. Do të kisha dashur të fitoja një tjetër kampionat botëror, do të ishte mirë të shkoja në dhjetë. Do të më mungojë shumë përqafimi i tifozëve”,– tha Rossi.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport doktori hyrja e valentino rossit me katër yamahat motogp në valencia nëntë herë kampioni i botës organizuar nga yamaha spektakolare për lamtumirën e fundit doktori hyrja e valentino rossit me katër yamahat motogp në valencia nëntë herë kampioni i botës organizuar nga yamaha spektakolare për lamtumirën e fundit

Sondazh

Poll