Politike

Zgjedhjet e 25 prillit, Kryemadhi: Synimi i LSI-së ishte të unifikonim opozitën   

25 Nëntor 2021, 20:15 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit, Kryemadhi: Synimi i LSI-së ishte të unifikonim

TIRANË- Kryetarja e Lëvisjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se për zgjedhjet e 25 prillit synimi i LSI-së ishte që të unifikonin opozitën. E ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24, Kryemadhi u shpreh se ndryshe nga ky vit, në vitin 2017, LSI-ja kërkoi votë për qeverisje për kandidimin e Petrit Vasilit. Në lidhje me braktisjen e mandateve në vitin 2019 dhe me bojkotimin e zgjedhjeve, ajo tha se po prisnin planin gjerman dhe kancelaren Merkel për të çuar vendin para zgjedhjeve të përgjithshme.

“Në vitin 2017, LSI kërkonte votë për qeverisjë të drejtëpërdrejtë me kandidatin e saj të drejtëpërdrejtë i cili ishte zoti Petrit Vasili ndërsa në 2021, mund të themi se mund të jetë gabim, por ne për të unifikuar opozitën duke pasur parasysh se edhe vetë opinioni kërkontë një unifikim të opozitës përballë, ishte një unifikim për një opozitë të bashkuar që ne të dilnim me një kandidat të përbashkët. Pas marrëveshjes së 5 qershorit marrëdhëniet tona ishin shumë më ndryshe, besoj e mbani mend ‘Luli Basha, topi është në fushën tuaj’ ku fillon qëndrimi ynë për të ecur përpara më një marrëveshje dhe për çuar në një proces zgjedhor të gjithë shqiptarët pavarësisht kushteve që vendoseshin nga mazhoranca. Në momentin që ishim larguar nga parlamenti, kishim bojkotuar zgjedhjet, ishim larguar nga çdo institucion ajo që mendonim dhe që ishte shumë e rëndësishme ishte periudha e firmosjes dhe përgatitja e opozitës për të hyrë në zgjedhje. Që të jemi të sinqertë, mungesa e besimit pavarësisht se ne i qëndruam një marrëveshjeje të nënshkruar në prill të 2019 ka qenë unifikimi i opozitës. Menjëherë dhe pas bojkotit të zgjedhjeve lokale ne prisnim planin gjerman i cili do të angazhonte kancelaren Merkel për të çuar Shqipërinë drejt zgjedhjeve. Kjo ishte publike përballë të gjithë tryezës së frontit opozitar, sepse nuk i dogji vetëm LSI mandatet, i dogji dhe zoti Mediu, zoti Dule, zoti Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi. Plani gjerman u quajt si plani ‘Marshall’ i cili do të rikthente në proces zgjedhor duke krijuar mundësi për hapjen e negociatave”, tha Kryemadhi.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lsi lulzim basha monika kryemadhi lsi lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll