Politike

Kurti-Metës: Nuk ka “Ballkan të Hapur” kur Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës

25 Nëntor 2021, 17:20 Nga DOSJA
Kurti-Metës: Nuk ka “Ballkan të Hapur” kur Serbia

KOSOVË- Presidenti Ilir Meta, në kuadër të vizitës në Kosovë, është takuar ditën e sotme me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin bashkëndanë urimet më të përzemërta me rastin e festës kombëtare, Ditës së Flamurit. Presidenti Meta e përgëzoi Kryeministrin Kurti për zhvillimin model të zgjedhjeve lokale në Kosovë, çka përbën një shembull tjetër të maturisë demokratike të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kreu i Shtetit vlerësoi angazhimin e Qeverisë Kurti për të nxitur dhe thelluar në të gjitha fushat marrëdhëniet strategjike dhe vëllazërore mes dy vendeve tona, si dhe vuri në pah gatishmërinë dhe vullnetin e Shqipërisë për t’i shndërruar edhe marrëdhëniet ekonomike-tregtare në të njëjtin nivel të shkëlqyer, siç janë ato politike.

Në këtë kuadër, Presidenti Meta dhe Kryeministri Kurti vlerësuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë, si dhe për angazhimin e përbashkët në projekte infrastrukturore, që do të kenë impakt të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike e sociale të vendeve tona, siç është ndërtimi i linjave hekurudhore Durrës – Prishtinë dhe Shkodër – Gjakovë.

Kurti nga ana tjetër përsëriti qëndrimin se nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur” kur Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës, nuk ia njeh diplomat, dokumentet e identifikimit, certifikatat e vulat doganore.

Në prag të mbledhjes së përbashkët të të dy Qeverive në Elbasan, Presidenti Meta shprehu besimin dhe nevojën që marrëveshjet që janë finalizuar e do të nënshkruhen, të konkretizohen në praktikë, për t’i shërbyer në mënyrë thelbësore forcimit të lidhjeve, si dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albin kurti ballkani i hapur ilir meta meta në kosovë albin kurti ballkani i hapur ilir meta meta në kosovë

Sondazh

Poll