Aktualitet

“Open Balkan”, Rama replika me Eskobarin: Nuk kemi detyrim të bindim askënd

25 Nëntor 2021, 12:43 Nga DOSJA
“Open Balkan”, Rama replika me Eskobarin: Nuk kemi detyrim të

SERBI – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka replikuar me përfaqësuesin e SHBA-së në Ballkan, Gabriel Eskobar. Në konferencën e “Open Balkan” të mbajtur dje në Beograd, zyrtari i lartë amerikan ka kërkuar që nisma e përbashkët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për krijimin e “Open Balkan” duhet të ketë gjithsej 6 shtete. Ndërkohë, Rama i është përgjigjur se Shqipëria nuk e ka detyrim për të bindur vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe se gjithësecili duhet të vendosë në mënyrë të pavarur.

Diplomati amerikan u kërkoi 3 shteteve të Ballkanit Perëndimor që të administrojnë më mirë kontrollin e kufijve nëse Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të lejojnë kalimin e lirë mes tyre.

“Nëse i hapni kufijtë, duhet të keni kontroll më të mirë. Për Serbinë kjo nënkupton që kufijtë me Kosovën dhe Republika Srpska të mbikëqyren si kufij ndërkombëtarë”, ka thënë Escobar.

Rama e mbylli fjalën e tij duke këmbëngulur se nuk mund të priten më premtime nga BE-ja si dhe theksoi se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut po ndjekin “Proccesin e Berlinit”.

REPLIKAT

ESKOBAR: Mbështetja për ‘Open Balkan’ do të bëhet në bazë të kushteve që nisma të jetë hapur për të gjithë për anëtarësim të barabartë dhe jo shpërqendrim nga aspiratat evropiane. Pa të gjashta  vendet nuk mund të ketë sukses. Nëse i hapni kufijtë duhet të keni kontroll më të mirë. Për Serbinë kjo nënkupton që kufijtë me Kosovën dhe Republika Srpska të mbikëqyren si kufij ndërkombëtarë.

RAMA: Nuk varet nga ne të bindim dikë që ‘Open Ballkan’ është i hapur. Duhet të ecim përpara, nuk mund të presim. Varet nga gjithkush që të marrë vendimet e veta. Ne thjeshtë po zbatojmë procesin e Berlinit. Gjithkush të vendosë në mënyrë të pavarur çfarëdo do për vendin e vet. Falënderoj vërtetë gjithkënd dhe në veçanti Eskobarin!

Ditën e djeshme në konferencën e “Open Balkan” të mbajtur në Beograd morën pjesë Gabriel Eskobar, përfaqësuesi i BE-së Ballkanin Miroslav Lajçak, zv/.kryeministri bullgar Nikola Dimitrov dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili e ndoqi konferencën online. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç mungonte për shkak se ndodhet në Rusi për vizitë zyrtare.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aleksander vucic edi rama gabriel eskobar nikola dimitrov open balkan aleksander vucic edi rama gabriel eskobar nikola dimitrov open balkan

Sondazh

Poll