Aktualitet

Efektivi përplas 3-vjeçarin në Durrës, Policia: I mituri jashtë rrezikut për jetën

25 Nëntor 2021, 12:00 Nga DOSJA
Efektivi përplas 3-vjeçarin në Durrës, Policia: I mituri

DURRËS– Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës gjatë mesditës së sotme, ku një efektiv policie ka përplasur me mjetin e tij personal, një fëmijë 3-vjeçar. Siç bëhet me dije në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, i mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. L., punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës durres policia e shtetit aksident në durrës durres policia e shtetit

Sondazh

Poll