Aktualitet

Sëmundja prej kohësh në Shqipëri, Mjeku: Nuk ka mjekim, mbajini fëmijët në shtëpi

25 Nëntor 2021, 09:39 Nga DOSJA
Sëmundja prej kohësh në Shqipëri, Mjeku: Nuk ka mjekim,

TIRANË – Mjeku i njohur shqiptar, Ilir Alimehmeti ka folur ditën e sotme lidhur me sëmundjen “SDKG/HFMD” e njohur edhe si Duar-Këmbë-Gojë dhe ka treguar masat që duhen marrë për të mos u përhapur.

Në një intervistë për Euronews, Alimehmeti këshilloi që nëse fëmija infektohet nga ky virus, duhet të qëndrojë disa ditë në shtëpi, në mënyrë që të mos e përçojë atë tek të tjerët. Mjeku tha se sëmundja shkakton puçra në trup apo fytyrë por nuk duhet shqetësuar pasi konsiderohet një sëmundje e lehtë edhe pse nuk ka një mjekim specifik për të.

“Ky është një virus shumë i njohur, që zakonisht bën një formë infeksioni të lehtë shumë të zakonshëm tek fëmijët e vegjël, ndaj kjo sëmundje ka një gjuhë popullore. Është ngjitëse, nuk ka mjekim specifik, është e lehtë, ndodh gjithmonë nëpër komunitete pra në kopshte dhe çerdhe por nuk është një gjë për t’u bërë shumë merak. I vetmi rekomandim do ishte që nënat e prindërit që i shohin fëmijët që i kanë këto shenja që janë të dukshme se janë si pucrra të vogla tek duart tek këmbët në gojë të mos i cojnë këta fëmijë ato ditë në kopësht a cerdhe që ta mbajnë infeksikonin të izoluar sa më shumë të jetë e mundur. Fatmirësisht është sëmundje shumë e lehtë”, tha Alimehmeti.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet duar-këmbë-gojë epidemiologu ilir alimehmeti ilir alihmehmeti ilir alimehemeti mjeku ilir alimehmeti sdkg/hfmd duar-këmbë-gojë epidemiologu ilir alimehmeti ilir alihmehmeti ilir alimehemeti mjeku ilir alimehmeti sdkg/hfmd

Sondazh

Poll