Aktualitet

VD-Thirrja e dëshpëruar e fermerit nga Lushnja:Kam bërë shtëpi, ç’i dua?Fëmijët ikën

25 Nëntor 2021, 10:54 Nga DOSJA
VD-Thirrja e dëshpëruar e fermerit nga Lushnja:Kam bërë

TIRANË– Një prej fermerëve nga Lushnja, i cili protestoi sot për Kuvendin, ka treguar se përse kanë vështirësi për të siguruar jetesën e tyre. Në fjalën e tij para kamerave, ai është shprehur se ka investuar dhe punon prej vitesh, por të gjithë fëmijët i kanë ikur nga Shqipëria, pasi nuk e shohin të ardhmen e tyre në këtë vend.


Po deshe hajdeni shiheni. Ne po falimentojmë, nuk po hedhim dot në tokë. Kemi qenë si fëmija i njerkës. Po vete 70 vjeç, kam 2 ha mandarina të mbjella. Duhet ta hedh në kanal. Ne kërkojmë, as nga PD, as nga PS, të 140 deputetët duhet të na mbështesin, lëre partinë. Bujqësia nuk njeh parti. Bujqësia sjell prodhim për të gjithë. E kam faturën këtu. E kam shitur me 300 lekë mandarinën, këtu shitet 1000 lekë. Shteti thotë tregti e lirë, nuk ka tregti kështu. Nuk ushqehemi dot kështu. Ne po flasim për të mbijetuar. Thonë disa, ai qenka veshur mirë, po pse unë nuk kam të drejtë të jetoj, vetëm ti paske të drejtë të jetosh, ti që je në Tiranë?! Ata fëmijët e mi nuk kanë të drejtë të gëzojnë një drekë, një darkë nga unë?! Nuk po kërkojmë lustra. Më shumë kanë ardhur policë, ne nuk kemi ardhur për luftë siç vijnë partitë. Nuk kam ide partish fare. Por ama të drejtat i duam dhe ne. Kam bërë shtëpinë, më ikin kalamajtë, ç’i dua shtëpitë unë. Këtu e kemi të keqen, nuk ka problem se është i PS apo i PD,”- tha fermeri.

LAJMI KRYESOR: Fermerët protestë para Kuvendit, kundërshtojnë paketën fiskale, Rama: Keni të drejtë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fermeret para kuvendit fermeret para kuvendit

Sondazh

Poll