Politike

VD-Buxheti, Ahmetaj:Po rritemi! Kemi projekt me Bankën,digjitalizimi në nivel tjetër

25 Nëntor 2021, 09:33 Nga DOSJA
VD-Buxheti, Ahmetaj:Po rritemi! Kemi projekt me Bankën,digjitalizimi

TIRANË– Buxheti dhe paketa fiskale është çështja kryesore në Kuvendin e sotëm. Zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tyre, deklaroi se qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë nisur një projekt për ta afruar digjitalizimin më shumë me qytetarët. Nga foltorja e Kuvendit, Ahmetaj tha se ekonomia shqiptare ka kaluar një periudhë të vështirë mirëpo janë duke arritur një maturim fiskal.


‘Momenti i diskutimit të buxhetit bëhet pas daljes së Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare për 650 mln euro përmes eurobondit 10 vite me interes 3.75%. Buxheti ka elementët sociale apo fiskal që mund të gjykohen nga njëra anë mirë, nga njëra anë jo mirë. Shumëkush nga ju e di mirë që cdo herë testohemi në sytë e investitorëve që janë “akull të ftohtë” nuk e diskutojnë Shqipërinë me emocion. Ekonomia shqiptare kaloi periudhë jashtëzakonisht të vështirë, tërmeti dhe pandemia, që lënë të gjitha gërvishtjet afatgjata në fytyrën e një ekonomie, por mënyra si i kemi trajtuar dhe si jemi zgjedhur në mënyrë të maturuar tregon se Shqipëria ka arritur një maturim fiskal dhe papërgjegjshmëria është lënë mbrapa vite e vite.Buxheti ka disa kryefjalë, e para është paketa sociale. Jam dakord edhe me debatin e opozitës a është mjaft apo jo. Pandemia vazhdon, shpresoj të mos kemi valën e katërt. Kryefjala tjetër është infrastruktura kritike. 80% borxhi publik patjetër që është i lartë, por u zgjeruam si një 100 vende e kusur.Edhe Gjermania ka shkuar 80% e buxhetit. Por kemi filluar të ringrihemi dhe po rritemi me shpejtësi dhe arsyet janë dy; kujdesi i qeverisë dhe vibranca ekonomike. Një nga arsyet e rritjes ekonomike është konsumi, por jemi shumë larg të qenit rozë, por ky buxhet ndihmon në injektimin drejt sektorëve të duhur. 

Po nisim një projekt me Bankën Botërore për ta afruar digjitalizimin më shumë me qytetarët. Ka qytetarë që nuk e kapin dhe nuk e arrijnë dot. Brenda projektit jo vetëm që e çojmë digjitalizimin në një nivel të ri, por po krijojmë edhe tryezat tekno-digjitale. Çfarë janë këto? Janë sportele digjitale në të gjithë Republikën e Shqipërisë ku një qytetarë, që nuk ka pajisen e nevojshme apo mundësinë, të shkojë aty dhe një punonjës publik do t’i shërbejë të marrë shërbimet 360 gradë.’

LAJMI KRYESOR: LIVE-Kuvendi i Shqipërisë/Seancë maratonë për miratimin e buxhetit të vitit 2022

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben ahmetaj seance plenare 25 nentor 2021 arben ahmetaj seance plenare 25 nentor 2021

Sondazh

Poll

Politike 24 Nëntor 2021, 19:52

Meta: Të hiqet taksa e Rrugës së Kombit!

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të hiqet taksa për Rrugën e Kombit. Në një intervistë për ATV në Kosovë, Meta tha se ajo taksë është një p...