Politike

Jo vetëm Rrapo! Një tjetër demokrat denoncon: S’kam firmosur për datën 11

24 Nëntor 2021, 21:24 Nga DOSJA
Jo vetëm Rrapo! Një tjetër demokrat denoncon: S’kam

TIRANË– Bujar Kula është një tjetër demokrat tjetër që ka denoncuar falsifikimin e firmës së tij. Në një mesazh dërguar drejtueses së emisionit “Open”, gazetares Eni Vasili, Kula pretendon se i është falsifikuar firma pasi ai nuk ka firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 11 dhjetor, nismë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Zonja Eni Vasili, edhe unë kam të njëjtin problem si zonja më parë. Nuk kam firmosur për thirrjen e Kuvendit më datë 11 dhe më kanë falsifikuar firmën,”- thuhej në mesazhin e Kulës që u lexua nga Vasili, përballë të cilës ndodhej Agron Shehaj, deputeti që verifikoi firmat një ditë më parë.

Më herët ka denoncuar edhe një grua, Freskida Rrapo, anëtare e degës nr.5 në Tiranë, ku Shehaj është edhe drejtues politik. Në një koment në një postim të Shehajt, Rrapo shkruante se deputeti po gënjente pasi asaj i kanë falsifikuar firmën.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll