Aktualitet

Sherr me thika mes adoleshentëve në Tiranë, Policia kërkon autorin

24 Nëntor 2021, 14:36 Nga DOSJA
Sherr me thika mes adoleshentëve në Tiranë, Policia kërkon

TIRANË– Dy adoleshentë janë përfshirë në një sherr me thika në rrugën “Gjergj Legisi” në Tiranë. Pas një një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, 17-vjeçari, me iniciale A. S., është plagosur dhe  ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 24.11.2021, rreth orës 14:30, në Laprakë, në rrugën “Gjergj Legisi” dyshohet se pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. S., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet sherr me thika ne tirane tirane sherr me thika ne tirane tirane

Sondazh

Poll