Politike

VD-“Të vijë këtu Bardhi, Vokshi dhe Mziu”, PD kundër PS:Kërkesë që s’e ezaurojmë dot

24 Nëntor 2021, 12:01 Nga DOSJA
VD-“Të vijë këtu Bardhi, Vokshi dhe Mziu”, PD

TIRANË– Nënkryetari i Komisionit Hetimor nga radhët e Partisë Socialiste, Toni Gogu, ka kërkuar në mbledhjen e sotme që të ftohen si dëshmitarë tre deputetë demokratë, sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi, Xhelal Mziu dhe Albana Vokshi. Po ashtu në fjalën e tij, Gogu kërkoi që të përjashtohen nga thirrja si dëshmitarë kreu i SPAK-ut, Arben Kraja dhe drejtuesi i prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela.


“Në listën e dëshmitarëve do të donim të përjashtoheshin; drejtuesi i SPAK-ut dhe prokurori i përgjithshëm, Kraja dhe Çela për shkak se rrethanat që janë në dijeni të çështjes na rezulton se nuk janë në përputhej me cilësinë e dëshmitarit, por informacioni që kanë është i domosdoshëm dhe besoj se ka mbërritur. Do të donim të shtonim në listë Gazment Bardhin, që u vetë-ofrua në seancën e fundit si dëshmitar, Xhelal Mziun, që ka një deklaratë që ka treguar se ka dijeni për atë periudhë që jemi duke hetuar për “SMV”-të dhe Albana Vokshin dhe kjo ka të njëjtën deklaratë. Këto janë kërkesat tona sot,”– tha ai.

Por nga ana e tij, kreu i Komisionit, Enkelejd Alibeaj hodhi poshtë kërkesën për përjashtimin si dëshmitarë të Arben Krajës dhe Olsian Çelës.

“Askush nuk ka të drejtë të përjashtohen dëshmitarët, është një kërkesë që nuk mund ta ezaurojmë dot. Nuk do të pyeten për cështje konkrete, por do të japin sqarime lidhur me ato të dhëna që Kodi Zgjedhor parashikon; statistika, sa cështje janë regjistruar, cilën fazë hetimi janë, pa përmendur personat në hetim dhe të akuzuar sepse kjo është sekret hetimor,”- tha ai.

LAJMI KRYESOR: Komisioni Hetimor për 25 prillin, Alibeaj: Sot miratohet plani i hetimit

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni hetimor per 25 prillin toni gogu komisioni hetimor per 25 prillin toni gogu

Sondazh

Poll