Politike

VD-Shqipëria vend tranzit azilkërkuesish? Çuçi: Nuk do kemi kampe refugjatësh

24 Nëntor 2021, 11:54 Nga DOSJA
VD-Shqipëria vend tranzit azilkërkuesish? Çuçi: Nuk do

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bëri me dije se leja e qëndrimit do të përfshijë brenda edhe atë të punës dhe procedurat e marrjes së saj do të jenë të lehtësuara për qytetarët e dyja vendeve, si të Kosovës, ashtu edhe Shqipërisë. Në fjalën e tij pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ai foli edhe për lajmet se në Shqipëri do të ndërtohet një kamp për azilkërkuesit në Britaninë e Madhe, duke mohuar gjithçka.

PJESË NGA KONFERENCA:

Bledi Çuçi: Është lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që do të marrin me një aplikim me leje qëndrimi për 5 vitë në Shqipëri. është lajm i mirë edhe për shqiptarët që kanë leje qëndrimi në Kosovë. Vendimi i sotëm është në vazhdën e marrëveshjeve që nënshkruhet nga marrëveshja e Brendshme.

Pyetje: Personat që do të hyjnë në Shqipëri do të kalojnë pika doganore, a do jetë Shqipëria vend tranzit për azilkërkuesit?

Çuçi: Është bërë e qartë që nuk do të ketë kampe refugjatës për interes nga vende të tjera. Në lidhje me përcaktimin që i referoheni është e kundërta. Edhe kur kalojnë tranzit nuk do të qëndrojnë në Shqipëri, vendet e origjinës do të përgjigjen. E kundërta e asaj që thuhet në media.

LAJMI KRYESOR: VKM- 2 marrëveshje me Kosovën, leje pune dhe njohje të sigurimeve shoqërore!

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bledi çuçi vkm 24 nentor 2021 bledi çuçi vkm 24 nentor 2021

Sondazh

Poll