Sport

E tradhëtoi me lojtaren e PSG, Abidal i lutet gruas për falje: E meritoj këtë…

23 Nëntor 2021, 19:12 Nga DOSJA
E tradhëtoi me lojtaren e PSG, Abidal i lutet gruas për falje: E

PARIS-Çështja Hamraoui duket se nuk mbaron kurrë. Bashkëshortja e Eric Abidal bëri kërkesë për divorc. Hayet ka zbuluar së fundmi marrëdhënien jashtëmartesore mes bashkëshortit të saj dhe lojtares së PSG.Por le të kthehemi te kapitulli i parë. Gjithçka nisi kur Kheira Hamraoui u sulmua nga disa persona të panjohur dhe akuzat fillimisht ishin për shoqen e skuadrës, Aminata Diallo.

Megjithatë, pas 36 orësh në komisariat, Diallo u la e lirë. Duke hetuar, në fakt, dolën detaje të reja që të çuan në një pistë të re, atë pasionante. Në telefonin e Hamraouit ishte i regjistruar në emrin e Abidal.Mesfushorja kur luante për Barcelonën kishte një lidhje me ish-mbrojtësin që në atë kohë ishte drejtor sportiv në klubin katalanas.

U desh shumë pak për të kuptuar se mes të dyve kishte pasur një marrëdhënie. Francezi, tani në qoshe, rrëfeu tradhtinë ndaj gruas së tij dhe Haayet menjëherë bëri kërkesë për divorc. Përfaqësuesit ligjorë të Abidal refuzuan të komentojnë në kohën kur Hayet filloi procedurat e divorcit, por Abidal tani është lutur për falje në Instagram.

“Hayet Abidal , më fal. Cilido qoftë vendimi juaj, do të vazhdosh të jesh në sytë e mi gruaja e jetës sime, dhe veçanërisht nëna e fëmijëve tanë të mrekullueshëm. Unë e meritoj këtë poshtërim edhe nëse më vret të gjallë. Dashtë Allahu , një ditë do me falesh.”

 

 

 

A post shared by E.Abidal Official (@abi22ericabidal)

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #hamraoui abidal psg #hamraoui abidal psg

Sondazh

Poll