Aktualitet

Merrte para nga pacientët, procedohet gjinekologia në Berat

24 Nëntor 2021, 11:41 Nga DOSJA
Merrte para nga pacientët, procedohet gjinekologia në Berat

BERAT-Një mjeke gjinekologe është proceduar në qytetin e Beratit, pasi merrte para nga pacientët e saj. Policia informon se mjekja me inicialet E.SH, ushtronte profesionin e saj në spitalin e Beratit. Është zbuluar se ajo merret vlera monetare nga pacientët gjatë periudhës kur kryeshin vizitat. Po ashtu është proceduar dhe pacientja e cila i ka ofruar paratë.

Gjatë hetimeve është zbuluar se mjekja merrte para nga familjarët e të rejave që u nënshtroheshin operacioneve. Mjekja akuzohet veprat penale “Shpërdorimi i detyres”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Procedohet penalisht një mjeke gjinekologe e Spitalit Rajonal Berat për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.Procedohet penalisht edhe një shtetase për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne funksione publike”Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, pas nje hetimi 5 mujor, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkallës së Parë Berat, bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të përfitimit në menyrë të parregullt në disa raste të vlerave monetare nga mjekja gjinekologe E.Sh, pranë Spitalit Rajonal Berat.

Nga hetimit rezultoi se kjo mjeke gjatë kryerjes së vizitave dhe operacjoneve të lindjes, merrte vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen.Gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasja M.G, e cila i ofroi një shumë parash mjekes për të kryer operacionin për kunatën me qëllim lindjen e fëmijës.Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumetimin e plotë ligjor.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtjeshme për veprat penale “Shpërdorimi i detyres”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet berat procedohet mjekja berat procedohet mjekja

Sondazh

Poll