Aktualitet

‘Heroina trafikohet me ndihmë nga shteti’/Arrestimet në politikë,Kim: Vetëm fillimi!

24 Nëntor 2021, 09:14 Nga DOSJA
‘Heroina trafikohet me ndihmë nga shteti’/Arrestimet në

TIRANË– Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ishte e pranishme ditën e sotme në konferencën që u zhvillua kundër pastrimit të parave dhe krimit kibernetik.  Gjatë fjalës së saj, ambasadorja u shpreh se mënyra e vetme për të luftuar krimi është që institucionet të jenë të pavarura. Ajo ka paralajmëruar se largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pastrimi i politikës nga elementët e korruptuar është vetëm fillimi.

Kim deklaroi se trafiku i drogës dhe emigrantëve është rritur së shumti në rajon dhe Shqipëri. Sipas saj këto trafiqe, ndodhin me ndihmën e aktorëve shtetërorë dhe të korrupsionit.


Kur njerëzit e ndershëm shohin politikanë të korruptuar ata humbasin besimin në sistem. Atyre duhet t’u garantohet se do të kenë çdo shans përballë njerëzve të tillë. E vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit.Shqipëria ka arritur suksese të vërteta në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, arrestimi i politikanëve. Ky është vetëm fillimi. Ne po shohim një epokë të re. Ekziston ndjesia se pandëshkueshmëria po merr fund. 60-65 ton heroinë kontrabandohen në rajon gjatë vitit. Kjo tregon që trafikimi mund të ndodhë vetëm me ndihmën e aktorëve shtetërorë.Trafikimi i qenieve njerëzore është rritur gjithashtu. Mijëra emigrantë kalojnë përmes Shqipërisë për në BE. Korrupsioni luan një rol në këtë gjë. Grupe e krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë paratë. Ajo për të cilën jemi për të folur këtu sot është se si ministria e Brendshme mund ta bëjë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë. Duhet të rritet transparenca dhe llogaridhënia”’- u shpreh ambasadorja.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike konferenca per luften kunder krimit yuri kim konferenca per luften kunder krimit yuri kim

Sondazh

Poll