Aktualitet

2 viktima,16 të lënduar/Si ndodhi shpërthimi në depon me raketa,ende kërkohen trupa

24 Nëntor 2021, 10:19 Nga DOSJA
2 viktima,16 të lënduar/Si ndodhi shpërthimi në depon me

SERBI – Fabrika e raketave në periferi të Beogradit, në zonën e njohur si Leshtani, që pësoi një shpërthim ditën e djeshme vazhdon të qëndrojë e mbyllur. Autoritetet kanë ndaluar kalimin e automjeteve dhe personave në autostradën e zonës periferike. Sipas mediave serbe, vetëm personat që punojnë pranë fabrikës mund të kalojnë, por duke patur me vete dhe mjetet e identifikimit.

Ndërkohë që 2 të vdekurit mbahën në morg, në zonë po vijojnë ende kontrollet për të gjetur ndonjë person tjetër që mund të mos i ketë shpëtuar shpërthimi. E gjitha zona po kontrollohet me dronë me kamera termike. Ndërkohë që 16 të lënduarit ndodhen ende në spital, disa prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.  Mjekja Marija Raduloviç ka njoftuar mbrëmë se një nga të lënduarit është në terapi intensive me lëndime të rënda, ndërsa të tjerët me lëndime ortopedike dhe djegie janë transportuar në një tjetër pavion.

Dr. Raduloviç tha se ka pasur edhe pacientë që kanë pësuar lëndime në kokë nga shpërthimi, duke përmendur kështu rastin e një të riu që ndenji më shumë se 3 orë në sallën e operacionit. Ndërkohë që gjendja e tij ende nuk dihet.

Në depon e fabrikës “EdePro”, në të cilën ka ndodhur një shpërthim i tmerrshëm në Bubanj Potok, ka pasur 500 raketa me nga 30 kilogramë lëndë djegëse raketash. Por ende nuk dihet shkaku i zjarrit. Megjithatë, raportohet se në fabrikë ka një sasi lënde djegëse kerosinë, e cila mund të bëjë të mundur aktivizimin e shpërthimeve të tjera.

Šta je ovo?? Bukvalno nas je istreslo od detonacije pic.twitter.com/fexRJpDwNg

— Edin Škorić (@EdinSkoric) November 23, 2021

U Leštanima eksplozija i još uvek se čuju eksplozije.

? Dragica Mesaric pic.twitter.com/968N9RjK8z

— Savski nasip (@savski_nasip) November 23, 2021

Marrë nga “BLIC” 

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni shperthim ne beograd vdesin dy persona shperthim ne beograd vdesin dy persona

Sondazh

Poll