Aktualitet

Testimi për drogë! 50 efektivët e parë në Shkodër nisin procedurën

24 Nëntor 2021, 11:35 Nga DOSJA
Testimi për drogë! 50 efektivët e parë në Shkodër

TIRANË– Testit të antidrogës iu janë nënshtruar 50 efektivë nga Drejtoria Vendore e policisë Shkodër. Ata do të marrin përgjigje pak orë pas kryerjes së proçedurës.

Dy ditë më parë, drejtori i policisë Gledis Nano informoi se këtij procesi do ti nënshtrohen të gjithë punonjësit e policisë. Ata që rezultojnë pozitivë do të përjashtohen nga policia dhe do të merren masa dhe për ndjekje penale.

Ky testim do të zhvillohet përmes caktimit të grupeve të përzgjedhura, të panjoftuara më parë dhe do të jetë periodik, e për rastet e dyshuara pavarësisht se në testimin e parë mund të rezultojnë negativ, testimi përsëritet brenda një periudhe të shkurtër.

Testet që po praktikohen janë përmes urinimit dhe marrjes së gjakut. Pothuajse 11 mijë efektiv policie në rang vendi do ti nënshtrohen këtij rregulli që duhet kujtuar se ka nisur të implementohet, pasi rregullorja dhe ligji e kishte të parashikuar por me vite më radhë nuk ishte implementuar.

Nga ky testim nuk do të ketë përjashtime edhe në radhët e kupolës drejtuese, që nënkupton se duke nisur nga zyrtarët me pozitat më të larta në Drejtorinë e Përgjithshme, apo në drejtoritë dhe komisariatet e rretheve do ti nënshtrohen testimit.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet droge policia policia e shtetit teste per policine e shtetit testet antidroge droge policia policia e shtetit teste per policine e shtetit testet antidroge

Sondazh

Poll