Aktualitet

Po tentonte arratisjen! Dhunoi babain, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

24 Nëntor 2021, 11:02 Nga DOSJA
Po tentonte arratisjen! Dhunoi babain, arrestohet 34-vjeçari në

ELBASAN-Një 34-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ishte i shpallur në kërkim për dhunë ndaj të atit. I riu me inicialet M.P u arrestua në flagrancë, nën efektin e alkoolit. Ai u kap në tentativë për t’u larguar me një mjet që e drejtonte në gjendje të dehur.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi M. P., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesë, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të dhunës dhe ndalimi i 34-vjeçarit, i cili u kap në tentativë për t’u larguar me një mjet që e drejtonte në gjendje të dehur”, njofton policia.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan policia elbasan elbasan policia elbasan

Sondazh

Poll