Aktualitet

Hidhet shorti, Albana Boksi është gjyqtarja që do shqyrtojë Fatmir Mediun

24 Nëntor 2021, 10:10 Nga DOSJA
Hidhet shorti, Albana Boksi është gjyqtarja që do shqyrtojë

TIRANË– Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Albana Boksi, është zgjedhur nga shorti si magjistratja që do të duhet të shqyrtojë çështjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Dosja “Gërdeci” për të cilën është i akuzuar ish-ministri është rihapur me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme me pretendimin se për dosjen ka prova të tjera.

Megjithatë dosja kaloi nga GJKKO, tek Gjykata e Lartë, me pretendimin se nuk kishin kompetencë për shqyrtimin e kërkesës. SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Por nga ana tjetër, ish-ministri Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm duke pretenduar se vendimi i Apelit është antikushtetues. Sias tij, ai është gjykuar njëherë lidhur me ngjarjen dhe ka fituar pafajësinë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet albana boksi dosja gerdeci fatmir mediu gjyqi per fatmir mediun albana boksi dosja gerdeci fatmir mediu gjyqi per fatmir mediun

Sondazh

Poll