Sport

CHAMPIONS/ Deklarata e Klopp, Atletico Madrid e merr si “hakmarrje” për eleminim

23 Nëntor 2021, 18:48 Nga DOSJA
CHAMPIONS/ Deklarata e Klopp, Atletico Madrid e merr si “hakmarrje”

ANGLI-Champions League është gjallëruar dhe është gati të japë verdikte të tjera për të përshkruar skuadrat e kualifikuara për në raundin e 16-të. Nga sonte dhe nesër do të dihet fati përfundimtar i shumë grupeve dhe mes tyre edhe ai i Milanit, ku në grup është me Porton, Atletico Madrid dhe Liverpool.

Skuadra e Klopp është kualifikuar dhe e ka të sigurt vendin e parë me 12 pikë dhe në ndeshjen ndaj Portos pritet një tekniku gjerman ti japë minuta lojtarëve rezervë. Një situatë që në Madrid po frikësohet dhe disa mendime dashakeqe errësojnë mendjet e bardhekuqve.

 

???????? ¿Echará una mano el Liverpool al Atlético? Una frase de Klopp deja alguna pista.#Atleti #UCL

https://t.co/cd9mEf5Rdb

— Atlético de Madrid (@Atletico_MD) November 23, 2021

“Ne gjithmonë e respektojmë kundërshtarin dhe konkurrencën, por fillimisht duhet të mendojmë për lojtarët dhe angazhimet që kemi në Premier League”. Fjalë që erdhën në Spanjë thuajse si një deklaratë dorëzimi, me një Liverpool gati për t’u “dredhur”, duke i dhënë dritën jeshile Portos në kurriz të rivalit të tyre më të rrezikshëm, Atletico Madrid.

Në fund të fundit, fërkimi mes dy trajnerëve ka qenë objekt diskutimi kohët e fundit dhe nëse Porto arrin të marrë pikë në “Anfield” padyshim që do të ishte një hakëmarrje vërtetë e hidhur për skuadrën spanjolle.

Klopp: “We always respect the competition but we have to think about players and our schedule first.” #LFC

— James Pearce (@JamesPearceLFC) November 23, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atletico madrid jurgen klopp porto atletico madrid jurgen klopp porto

Sondazh

Poll