Politike

Përplasjet për lirimin e KZAZ-ve, Meta: Do t’i mbaj shënim ata që shkelin ligjin

18 Qershor 2019, 13:24 Nga DOSJA
Përplasjet për lirimin e KZAZ-ve, Meta: Do t’i mbaj shënim

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas përplasjeve dhe tensioneve që kanë ndodhur në Shkodër dhe Tropojë ku Partia Demokratike kërkon që të lirohen  zyrat e KZAZ-së.

Në një status në rrjetet sociale, zëdhënësi i Metës shkruan se Presidenti vlerëson të gjitha institucionet që respektojnë ligjin dhe nga ana tjetër do të mbajë shënim emrat e të gjithë atyre që rovokojnë tensione artificiale.

“Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë.
Presidenti Meta mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.??️,”- shkruhet në status.

Dita e sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje në KZAZ-të e Shkodrës dhe Tropojës. Në Shkodër, në KZAZ nr 2 të këtij qyteti, policia e Shtetit dhe ajo bashkiake janë përplasur me njëri-tjetrin, për shkak të kërkesës së bashkisë për të liruar ambientet. Vetë Voltana Ademi, tha se nuk do të lejojë që të cënohen institucionet.

Ndërkohë që në KZAZ nr 9 të Tropojës është thyer dera e pasme, dhe xhamat nga mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta tensione ne shkoder tensione ne tropoje zbrazja e kzaz-ve te votimit ilir meta tensione ne shkoder tensione ne tropoje zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll