Politike

“Këmbanë alarmi”/ Rama mesazh Metës: Shqetësohu për ‘vizën’ që i ke vënë figurës së shtetit

18 Qershor 2019, 12:59 Nga DOSJA
“Këmbanë alarmi”/ Rama mesazh Metës: Shqetësohu

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili e konsideroi një këmbanë alarmi mundësinë e rikthimit të vizave për shqiptarët.

Në një postim në Tëitter, Rama i drejtohet Metës, duke u shprehur se nuk duhet të shqetësohet për rikthimin e vizave për shqiptarët, por që sipas tij nuk do të ndodhë, por të shqetësohet për “për vizën i ka vënë figurës së kreut të shtetit”.

“Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen) po të shqetësohet për vizën i ka vënë figurës së kreut të shtetit,duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë!Ky front kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp!”, ka shkruar Rama.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta rikthimi i vizave edi rama ilir meta rikthimi i vizave

Sondazh

Poll