Politike

‘Dekreti i Metës, inekzistent’, Zguri: Qëndrimi i maxhorancës, jo i imi

18 Qershor 2019, 12:18 Nga DOSJA
‘Dekreti i Metës, inekzistent’, Zguri: Qëndrimi i

TIRANË–  Kreu i KQZ-së, Klement Zguri ka dalë sërish kundër qëndrimit të institucionit që ai drejton duke u shprehur se njeh dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Zguri ka reaguar menjëherë pas deklaratës zyrtare të KQZ-së lidhur me tensionet në KZAZ në Shkodër dhe Tropojë.

“Deklarata e sotme nga zyra e KQZ-së, është qëndrim i katër anëtarëve të Komisionit, është qëndrim i tyre, jo qëndrimi im”, tha Zguri.

Ndërsa zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha tha të gjithë kryebashkiakët që shkelin ligjin do të dërgohen për ndjekje penale.

Sot në KZAZ nr. 2 në Shkodër dhe në KZAZ nr 9 në Tropojë, mbështetësit e PD janë përplasur me policinë. Voltana Ademi kërkoi lirimin e ambienteve.

Mbështetësit e PD kanë hyrë dhe kanë shkatërruar dyer e dritare në Tropojë. Ata kanë nxjerrë me forcë materialet zgjedhore dhe kanë brohoritur kundër zhvillimit të zgjedhjeve.

(k.m/dosja)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klement zguri tensione ne tropoje zbrazja e kzaz-ve te votimit klement zguri tensione ne tropoje zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll