Politike

Përgjimet ‘Taçi’/’Siguria’, Xhaferaj:Kush është emri i zv/kryeministrit të përfshirë

23 Nëntor 2021, 09:54 Nga DOSJA
Përgjimet ‘Taçi’/’Siguria’, Xhaferaj:Kush

TIRANË– Ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë, deputetët e Partisë Demokratike kërkuan të dinin se kush është zv.kryeministri i përfshirë në përgjimet e Rezart Taçit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj debatoi me kryetarin e Komisionit të Sigurisë, Nasip Naçon. Xhaferaj kishte një pyetje për socialistët që të bëjnë transparencë për emrin e zv/kryeministrit që është përfshirë në përgjimet me Taçin. Naço tha se Xhaferaj e ka adresuar pyetjen gabim pasi për më shumë informacione mund ta marrë në SPAK.

DEBATI:

Ferdinand Xhaferaj: Doja të pyesja kryetarin e Komisionit të Sigurisë: Kush është emri i zv/kryeministrit që akuzohet se ka dalë në përgjime me Rezart Taçin, sepse Braçe dhe Ahmetaj bëjnë lojëra fjalës jo jam unë jo s’jam unë, doja të dija a ka një emër konkret për këtë përgjim?

Nasip Naço: Për zv/kryeministri mund t’i drejtohet SPAK-ut, nuk merret drejtori me përgjimet, drejto pyetjen aty ku duhet…

Ferdinand Xhaferaj: Braçe ka nxjerrë datat kur ka qenë zv/kryeminsitër, për cfarë i ka bërë publike ai, bëni transparencë. Mbanin minimum përgjegjësie transparenca ju mungon ju të rilindjes.

Nasip Naço: Adreso pyetjen aty ku duhet, nëse drejtori ka informacionj më të detajuar ta thotë, unë nuk di çfarë të them…

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ferdinant xhaferaj komisioni i sigurise 23 nentor 2021 ferdinant xhaferaj komisioni i sigurise 23 nentor 2021

Sondazh

Poll