Politike

Përplasjet në Tropojë e Shkodër, KQZ-bashkive: Tejkalim i kompetencave, reflektoni

18 Qershor 2019, 11:27 Nga DOSJA
Përplasjet në Tropojë e Shkodër, KQZ-bashkive: Tejkalim i

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë një deklaratë për mediat pas tensioneve në KZAZ në Shkodër dhe Tropojë.

Drilona Hoxha, zëdhënëse e KQZ, tha se këto kërkesa janë tejkalim i kompetencave që kanë bashkitë, prandaj duhet një reflektim dhe qetësi për të vazhduar puna nga KZAZ.

“Disa kryetarë kanë kërkuar lirimin e KZAZ-ve si dhe ndërprerjen e vendimeve për afishimin e listave. KQZ vlerëson se këto kërkesa janë në tejkalim i të drejtave për qeverisjen vendore. Reflektoni! Veprimet cënojnë të drejtën e KQZ dhe KZAZ-ve. Kuvendi i Shqipërisë ka shprehur mbështetjen për vijimin e procesit zgjedhor, duke na mbështetur. I bëjmë thirrje të gjitha organeve publike që të konsiderojnë inegzistent dekretin e Metës dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre,”-thuhet në deklaratën e KQZ-së.

Më tej, Hoxha tha se KQZ do të dërgojë për ndjekje penale të gjithë ata që shkelin ligjin.

KQZ do t’i drejtohet organeve kompetente për të garantuar zbatimin e ligjit. Ju kujtojmë se, veprime të tilla përbëjnë vepër penale sipas nenit 248 “Shpërdorim i detyrës”, nenit 325 “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe nenit 326/a “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Penalizimi për këto vepra, është edhe shkak për moszgjedhje/mosemërim në funksionet publike, sipas ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” (dekriminalizimi)”, tha Hoxhaj.

Përveç Hoxhës, një reagim ka ardhur në përfundim të deklaratës nga kryetari i KQZ, Klement Zguri, i cili tha se ky nuk është qëndrimi i tij, por i mazhorancës në KQZ.

“Deklarata është qëndrim i katër anëtarëve të Komisionit, nuk është qëndrimi im”-tha Zguri.

Sot në KZAZ nr. 2 në Shkodër dhe në KZAZ nr 9 në Tropojë, mbështetësit e PD janë përplasur me policinë.  Voltana Ademi kërkoi lirimin e ambienteve.

Mbështetësit e PD kanë hyrë dhe kanë shkatërruar dyer e dritare në Tropojë. Ata kanë nxjerrë me forcë materialet zgjedhore dhe kanë brohoritur kundër zhvillimit të zgjedhjeve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike drilona hoxhaj klement zguri tensione ne tropoje zbrazja e kzaz-ve te votimit drilona hoxhaj klement zguri tensione ne tropoje zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll