Aktualitet

‘Nuk ka vepruar vetëm’/ Duan prova! Familjarët e Mateos futen në banesën e Çalamanit

23 Nëntor 2021, 10:51 Nga DOSJA
‘Nuk ka vepruar vetëm’/ Duan prova! Familjarët e Mateos

FIER– Familjarët e Mateo Vasiut kanë shkuar në shtëpinë e 38-vjeçarit Klodian Çalamanit duke kërkuar nëse gjenin ndonjë gjurmë për dyshimet e tyre, se në këtë ngjarje të rëndë është i përfshirë dhe një person i tretë.


Sipas të afërmeve të Mateos, djali u vra nga Çalamani, pasi ka parë diçka që nuk duhej ta shihte dhe se ai kishte një sekret që donte ta rrëfente. Kaq ka mjaftuar që ata futen në dhomën ku jetonte autori, ndërsa kanë kërkuar për të gjetur prova.

Shtëpia e Klodian Çalamanit ka mbetur e hapur pas largimit të policisë. Drita e oborrit qëndron ende e ndezur. Aty nuk banon askush.

Klodian Çalamani, vrasësi i 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Grecalli të Fierit, është izoluar prej mbrëmjes së 18 nëntorit në paraburgimin e Vlorës. Kjo për të shmangur sulmet që mund të bëjnë ndaj tij të gjithë të paraburgosurit e tjerë. E gjitha pasi ai, më 16 nëntor rrëmbeu, vrau dhe më pas varrosi në oborrin e banesës së tij të miturin, por u arrestua në të njëjtën ditë. Ndërkohë që ngjarja ka tronditur të gjithë vendin, duke bërë që familjarët por edhe qytetarë të nisin një peticion për mbledhjen e firmave, në mënyrë që në vend të rikthehet dënimi me vdekje.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian çalamani vritet i mituri ne fier klodian çalamani vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll