Aktualitet

VD-I dënuar për vrasje, arrestohet ish-agjenti i SHISH, Policia:Rrezik për shoqërinë

23 Nëntor 2021, 11:16 Nga DOSJA
VD-I dënuar për vrasje, arrestohet ish-agjenti i SHISH, Policia:Rrezik

TIRANË– Ish-agjenti i SHISH, Xhevahir Mzhika ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit 7 vite pasi vrau Florian Selmanin në Tiranë. 51-vjeçari, vrau pronarin e një gomisterie pas sherrit për gomën e makinës së ish-agjentit të SHISH, ndaj dhe u dënua me 10 vite heqje lirie. Sot gjatë operacionit për kapjen e tij, Mzhika kishte tentuar që të largohej  anës lumit, por është neutralizuar në kohë nga shërbimet e Policisë së Shtetit. 


NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve kundër personit. Kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari i dënuar me 10 vite burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Në vijim të punës për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Reagimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Xhevahir Mzhika, 51 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në rrugën “Babë Rexha”, anës lumit, dhe në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga shërbimet e Policisë. Këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 10 vite burgim për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 51-vjeçari është autori i ngjarjes së ndodhur më datë 16.08.2014, tek isha Fusha e Aviacionit, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasin F. S.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet florian selmani operacioni reagimi xhevahir mzhika florian selmani operacioni reagimi xhevahir mzhika

Sondazh

Poll