Aktualitet

Tregtonin kokainë në Tiranë e Elbasan, Gjykata jep vendimin, sa u dënua Klajdi Gjeçi

23 Nëntor 2021, 10:51 Nga DOSJA
Tregtonin kokainë në Tiranë e Elbasan, Gjykata jep vendimin, sa u

ELBASAN– Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot dënimin për grupin që tregtonte kokainë në Tiranë dhe në Elbasan. Sipas gazetarit Elton Qyno, vendimi sot është marrë nga gjyqtarët Pajtime Fetahu, Zamira Vyshka dhe Miranda Konica. Klajdi Gjeçi, i cili akuzohej për veprën penale të prodhimit dhe shitjen së një mase prej 500 gramë kokainë, është dënuar me 10 vjet e 5 muaj burgim. Por për shkak se lishte pranuar gjykimin e shkurtuar, koha e tij për vuajtjen e dënimit është 7 vjet.

Të prangosurit e tjerë janë dënuar:
-Skënder Pëllumbi, bashkëpuntori i Gjeçit është dënuar me 12 vjet por me gjykim të shkurtuar u dënua me 8 vjet burgim.
-Agron Qafa u dënua me 9 vjet burgim dhe me gjykim të shkurtuar është dënuar me 6 vjet heqje lirie.
-Klaudio Trungu është dënuar me 5 vjet burgim.
-Lorenc Pergjini është dënuar me 4 vjet heqje lirie.

Të gjithë këta persona u arrestuan nga prokuroria e Elbasanit si pjesë e rrjetit të shpërndarjes së kokainës në Elbasan dhe Tiranë, e në tre raste i kanë shitur kokainë dhe agjentëve të policies, të cilët ishin infiltruar si përdorues të lëndëve narkotike.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan gjykata e elbasanit klajdi gjeci elbasan gjykata e elbasanit klajdi gjeci

Sondazh

Poll