Politike

Meta: Trishtim për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë

23 Nëntor 2021, 07:54 Nga DOSJA
Meta: Trishtim për humbjen aksidentale tragjike të jetës të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për humbjet e jetëve të personave që ishin në autobusin në Bullgari. Përmes një mesazhi, kreu i shtetit shpreh ngushëllime familjeves dhe autoriteteve të vendit, duke uruar dhe shërim të shpejtë të gjithë të mbijetuarve.

MESAZHI I METËS:

Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut.Në këto çaste të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj, si dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit!

LAJMI KRYESOR:TRAGJEDI në Bullgari/ Digjet autobusi, humbin jetën 46 turistë, shumica shqiptarë

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta tragjedi ne bullgari ilir meta tragjedi ne bullgari

Sondazh

Poll