Politike

Aksidenti tragjik në Bullgari,Xhaçka: Ngushëllime për jetët e humbura të shqiptarëve

23 Nëntor 2021, 07:03 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik në Bullgari,Xhaçka: Ngushëllime për

TIRANË– Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar për aksident tragjik të ndodhur në Bullgari, ku kanë ndërruar jetë deri më tani, të paktën 45 turistë nga Maqedonia e Veriut. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ministrja shpreh ngushëllimet familjarëe të viktimave dhe u uron shërim të shpejtë të plagosurve.

POSTIMI:

Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. është pranë në këtë moment të vështirë!

Mëngjesin e sotëm 45 persona, shumica prej të cilëve turistë nga Maqedonia e Veriut, humbën jetën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike olta xhacka tragjedi ne bullgari olta xhacka tragjedi ne bullgari

Sondazh

Poll