Politike

Meta: 140 i bëra bashkë për Reformën në Drejtësi

22 Nëntor 2021, 20:39 Nga DOSJA
Meta: 140 i bëra bashkë për Reformën në Drejtësi

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur se ka qenë ai personi që ka bërë që të bashkohen 140 vota për kalimin e Reformës në Drejtësi. I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta tha se askush nuk po binte dakort deri në momentin që ai i bashkoi.

Kanë gjashtë vite që bëhen lojëra që kur Rama bënte intriga me Tahirin gjoja kryetari i Parlamentit do të bënte atentat ndaj Tomë Doshit e Mhill Fuffit, që atëherë e në vazhdimësi kanë qenë në sinkron të plotë. Nuk dua të kthem më tej pas, dua të them shumë shkurt, Ilir Meta është krenar, nuk është i pagabueshëm por në raport me Kushtetutën e Shqipërisë e shikon cilindo në sy dhe nuk ndërron rrugë. është gjithmonë i gatshëm për çështje të interesit publik të jetë para kujtdo e para jush që të japë llogari në mënyrën më civile. Nuk u shmangem as debateve as asgjëje. Si u bë reforma në drejtësi, si u bënë 140, Ilir Meta tha, hajdeni pak këtu tek unë, e zgjidhim këtë punë, e zgjidh Ilir Meta se kemi rënë dakort. Gjejnë justifikime,”- tha Meta.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll