Politike

Meta nxjerr letrën që i çoi Kim: Telefonoi për 2 marsin, pastaj kishte punë dhe…

22 Nëntor 2021, 21:54 Nga DOSJA
Meta nxjerr letrën që i çoi Kim: Telefonoi për 2 marsin,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka bërë publike letrën që i ka dërguar ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta tha se ka qenë Kim ajo që e ka marrë në telefon për mitingun e datës 2 mars që Presidenti kishte thirrur dhe i kishte kërkuar që ta shmangte këtë tubim për shkak të pandemisë.

Meta tha më tej se më pas ai i dërgoi një letër Kim.

“Më mori në telefon ambasadorja që në atë kohë ishte në SHBA. Më tha për mitingun e 2 marsit. Tha sikur të shmangej tubimi meqë po vinte pandemia. Këtu nuk kishte akoma infektime, por në Itali kishte raste. I thashë që ne kemi thënë që duhet të presim Venecian ndërsa këta donin të merrnin Gjykatën Kushtetuese te Lana për 10 sekonda. Dhe unë i kam dërguar një letër asaj. Ja ku e kam. I kam thënë që kur PS të miratonte ligjin për të legjitimuar betimin te Lana dhe unë ta ktheja dhe PS të priste sa të shprehej Venecia. I kërkova që të shprehej me një deklaratë kundër këtij akti të njëanshëm nga mazhoranca. I kërkova që bënim një hetim të plotë të asaj që po ndodhte me reformën në drejtësi, kjo edhe për ekspertët ndërkombëtarë. Nëse nuk merrja garanci për të paktën njërën nga pikat unë do të vazhdoja me mitingun e 2 marsit. Ajo kishte shumë punë dhe nuk më ktheu asnjë përgjigje. Është punë e saj”- tha Meta. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta yuri kim ilir meta yuri kim

Sondazh

Poll