Politike

Ilir Meta: Nuk ngatërrohem me ambasadat, janë streha e fundit e maskarenjve

22 Nëntor 2021, 21:30 Nga DOSJA
Ilir Meta: Nuk ngatërrohem me ambasadat, janë streha e fundit e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka konsideruar ambsadat si streha e fundit e maskarenjve. I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta tha se dikur një intelektual i kishte thënë se nacionalizmi është streha e fundit e maskarallëkut, por sot ai ka dalë në përfundimin se këtë rol e luajnë ambasadat. 

Sipas Metës, historitë me antiamerikanë e pro tyre duhet të marrin fund. 

“Unë nuk ngatërrohem me ambasadat. Një intelektual më tha një gjë të mençur. Tha dikur thuhej se nacionalizmi është streha e fundit e maskarallëkut, sot ambasadat janë streha e fundit e maskarenjve.  Këto histori me pro amerikanë, me pro gjermanë, antiamerikanë e antigjermanë, duhet të marrë fund,”- tha Meta.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll