Politike

“Ia lë zyrën”, Meta tregon pse s’dha dorëheqjen pas 25 prillit: Isha i tensionuar

22 Nëntor 2021, 21:28 Nga DOSJA
“Ia lë zyrën”, Meta tregon pse s’dha dorëheqjen

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka treguar arsyet që e bënë që të mos e jepte dorëheqjen pas zgjedhjeve të 25 prillit, ashtu siç edhe vetë kishte dekllaruar se nëse do të fitonte kryeministri Edi Rama, do t’ia lironte dhe zyrën e Presidentit.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta tha se ka qenë shumë i tensionuar më 25 prill. 

“Duhet të dini dicka, unë kam qenë realisht i tensionuar deri në 25 Prill. Kam qenë pasqyra ku të gjithë gënjeshtarët e dinin se ç’janë. Kam pasur detyrë të evitoj çdo gjakderdhje të popullit dhe të ketë një parlament me opozitë. A kam menduar se opozita do fitonte zgjedhjet? Jo por kurrë nuk e kam menduar se opozita do merrte më pak se 80 mandate. Ajo që kuptoi Ilir Meta në 26 prill ishte që Shqipëria kishte pasur vetëm një kandidat për kryeminsitër ndërsa tjetri ishte për t’u rizgjedhur në krye të PD,”- tha Meta. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll