Politike

Meta: Me SHBA, marrëdhënie të shkëqyera, me ambasadën flas me letra

22 Nëntor 2021, 21:32 Nga DOSJA
Meta: Me SHBA, marrëdhënie të shkëqyera, me ambasadën

TIRANË– Marrëdhënia e Presidenti Ilir Meta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e shkëlqyer. Këtë ka thënë vetë Meta, i ftuar në “Çim Peka Live”. Meta tha se me ambasadoren e SHBA-ve, komunikon vetëm me letra, duke nxjerrë dhe një letër që i kishte dërguar Kim.

I pyetur për shpalljen non-grata, Meta tha me ironi se ka të paktën gjashtë vite që pret.

“Këtu jam unë, kam nja gjashtë vjet që pres radhën për non-grata, kur të jenë gati. Por unë nuk jam veshur si grua per te bere foto me Presidentin e SHBA dhe as kam paguar ruse apo jugosllave per te takuar Presidentin e SHBA. Marredheniet e mia me SHBA dhe me Ambasaden jane te shkelqyera. Me ambasadën flas me letra,”- tha Meta. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir met yuri kim ilir met yuri kim

Sondazh

Poll