Politike

Ristani: Basha ka një grup që kontrollon restorantet për përgjues para se të ulet

22 Nëntor 2021, 22:06 Nga DOSJA
Ristani: Basha ka një grup që kontrollon restorantet për

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se Lulzim Basha ka një grup të posaçëm që shkon ulet në restorantet që frekuenton kryedemokrati dhe kontrollojnë ambientin për përgjues të mundshëm.

“Basha ka qenë paranoiak ndaj përgjimit. Tashmë ka një grup të vetin që shkon para në restorantet që ulët dhe kontrollojnë ambientin për përgjues”, u shpreh Ristani.

Pak ditë më parë, Sali Berisha deklaroi në Foltoren me gratë demokrate, se Lulzim Basha i ka thënë ambasadores amerikane, që në zyrën e tij Berisha ka vendosur përgjues dhe duhet të spostohen në ambient tjetër për të folur.

Marrë nga MCN

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben ristani lulzim basha arben ristani lulzim basha

Sondazh

Poll