Politike

Noka: Basha ka armik këdo tjetër përveç Ramës

22 Nëntor 2021, 21:59 Nga DOSJA
Noka: Basha ka armik këdo tjetër përveç Ramës

TIRANË- Ish-deputeti Flamur Noka i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha ka çdo armik, përveç Edi Ramës. Sipas tij një kryetar grup seksioni në Lushnje i është kërkuar të mos i bashkohet Berishës pasi i është që do bëhet “i madh” sepse PD do të bashkëqeveris me Edi Ramën.

Noka: Basha po konfirmon një skenar të shkatërrimit të opozitës. Ai ka çdo armik, përveç Edi Ramës. Gjithë këto hapa që janë marrë tregojnë që çonë ujë te mulliri Edi Ramës. Janë një dyshe që për fat të keq ne duhet ta kishim konstatuar më herët dhe tregon se ata kanë një plan që e kemi hasur dhe në bazë ku disa drejtues në shumë vende. Në Lushnje një kryetar grup seksioni që më ka konfirmuar që i kanë thënë do bëhesh i madh se do bashkëqeverisim me Ramën, mos shko te Berisha. Kjo tregon që Lulzim Basha është peng dhe i është caktuar një mision, që është shkatërrimi i opozitës.

Marrë nga MCN

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama flamur noka lulzim basha edi rama flamur noka lulzim basha

Sondazh

Poll