Politike

Yuri Kim mesazh nga vendlindja e Berishës: Të zgjedhim të ardhmen para së shkuarës 

22 Nëntor 2021, 21:28 Nga DOSJA
Yuri Kim mesazh nga vendlindja e Berishës: Të zgjedhim të ardhmen

TROPOJË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar qytetin e Tropojës ditën e sotme. Me anë të një postimi në Instagram, Kim shkruan se në Tropojë ka shkuar për të mbajtur premtimin e saj, për të ngrenë darkë me fëmijët për ‘Ditën e Falenderimeve’, festë e cila festohet në SHBA.

Ajo gjithashtu ka përçuar një mesazh nga vendlindja e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur nin grata nga DASH. Në postimin e saj, Kim shkruan se duhet të vazhdojnë të shohin të ardhmen, se sa të qendrojnë në të shkuarën.

Postimi i Plotë:

“E lumtur që jam kthyer në Bajram Curri për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve që takova gjatë vizitës sime të parë në maj: se do të kthehesha për të ngrënë së bashku darkën e #Falënderimeve. Për amerikanët, Dita e Falënderimeve është koha e vitit kur shkojmë në shtëpi për të ndarë një vakt të veçantë me miqtë dhe familjen. Si dikush me rrënjë në mal, është e natyrshme dhe e gëzueshme për mua të “kthehem në shtëpi” në malësitë e Shqipërisë për Ditën e Falënderimeve. Ishte shumë bukur të përballesha me fytyra të njohura dhe të bëja gjithashtu miq të rinj. Më la edhe një herë përshtypje inteligjenca dhe vendosmëria e treguar nga të rinjtë që takova këtu, veçanërisht studentët në “English Empoëers All Tropojans” dhe “Girls Lead Our World @gloë_club_tropoje . SHBA është krenar që sponsorizon programe që u mundësojnë të rinjve të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për Tropojën dhe për Shqipërinë dhe Amerikën! Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë – jam mirënjohës që jam me ju!”

 

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll