Aktualitet

Tragjedi në Brindisi/ 28-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi bie nga lartësia

22 Nëntor 2021, 10:15 Nga DOSJA
Tragjedi në Brindisi/ 28-vjeçari shqiptar ndërron jetë

ITALI- Një 28-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga lartësia në Brindisi, Itali. Mediat e huaja raportojnë se 28-vjeçari u rrëzua nga maja e Monumentit të Detarit në lagjen Casale.

I riu ka rënë nga dhjetëra metra lartësi, por ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për aksident apo vetëvrasje. Tragjedia ndodhi nën sytë e shumë njerëzve që ecnin në zonë dhe të fëmijëve që luanin në këndin e lojërave aty pranë.

28-vjeçari me kombësi shqiptar kishte me vete dokumentet që lejonin identifikimin e tij.

Ai u dërgua menjëherë në spital por punonjësit e shëndetësisë nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe karabinierët dhe tani janë duke u hetuar.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet itali vdes 28 vjecari shqiptar itali vdes 28 vjecari shqiptar

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Nëntor 2021, 10:33

5 të arrestuar në Tiranë, pse akuzohen?

TiranëVihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë t...